Lajme

Ymeri: Kurti veç mund të kërkojë ndihmë si vëlla, s’mund të thotë që ushtrojmë sovranitet në veri

By GAZETA SCANNER 1

December 21, 2022

Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka folur për zhvillimet e fundit në veri.

Në paraqitjen e radhës televizive në Debat Plus, Ymeri hodhi kritika ndaj Kurtit, duke ia kujtuar premtimet e së kaluarës.

Veç kësaj, ai shtoi se situata momentale në veri po e shpërfaqë si të dobët Republikën e Kosovës.

Ymeri pohoi se kjo është për t’u shqetësuar, ndërsa i konvenon vetëm Vuçiqit.

“Problemi në veri po e shpërfaqë Republikën si të dobët. Kjo është shqetësuese. Është shumë më keq kur gjendja në terren është kështu. Kur ti je shteti pa dhëmbë. Sepse kur je shtet pa dhëmbë, s’mundesh me kafshu asgjë. E unë mendoj që ai integrimi fallco atje, ajo bashkëjetesa fallco, edhe bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, ajo ka qenë situatë më e mirë që të ka vendosur ty në situatë më të favorshme në tavolinën e dialogut, sesa kjo që e ke sot. Sot Kurti nuk mundet me thënë unë po e dërgoj Policinë në veri. Letër e humbur. Nuk mundet me thënë që ne atje ushtrojmë sovranitet. E vetmja gjë që mund të thotë është: a po më ndihmon si vlla”, tha ndër tjerash Ymeri.