Rozë

Yllka Lota, aktorja e parë shqiptare që ftohet në ‘’NY Theatre Festival’’ në Amerikë

By GAZETA SCANNER 1

August 24, 2024

Aktorja nga Kosova, Yllka Lota ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u ftuar për pjesëmarrje në festivalin ‘New York Theatre Festival’’ me monodramën e saj ‘’Rruga 42’’.

Në këtë festival që ka karakter garues dhe është edicioni i tij i 12-të, Yllka merr pjesë si shqiptarja e parë ndonjëherë në këtë event.

Në një bisedë me #Gjesi, aktorja e njohur ka folur rreth këtij suksesi të arritur duke zbuluar se festivali do të mbahet në fund të këtij viti dhe tashmë ka filluar përgatitjet për një pjesëmarrje sa më të suksesshme.