Lajme

Ylli Hoxha i drejtohet Kusari-Lilës: Reflekto, dorëhiqu, të kanë dalë xhirime me Radojçiqin

By GAZETA SCANNER

October 09, 2024

Analisti Ylli Hoxha ka kërkuar nga Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila që të jap dorëheqje pas publikimit të audioregjistrimeve ku ajo bisedon – koordinueshëm – me kryekriminelin Milan Radojçiq.

“Sa i përket Mimozës. E kam thanë, që së paku një 5 gjëra ose kualifikohen si të pavërteta ose me mundësi të lartë të pavërtetës.E para “kam fol shqip”, nuk ka fol shqip, ka fol serbisht…E dyta, skam numër të Radojçiqit, e kështu me demek s’kam fol. Deklarata është interpretu si mohim, ndërsa doli që ka fol./E treta, e nxora jashtë prej zyre. Ku p’e dimë që e ke nxjerr prej zyres? Sepse s’besoj që e ke nxjerr. E katërta: Lista Serbe atëherë ka qenë në qeveri, Rakiqi minisër”, ka thënë ai,

“Deklarata e saj që Lsita Serbe ka abstenu, ka pasur formë implicite akuze ndaj PDK-së se ata i pasan thi LS, e xhirimet tregojnë që jo s’ka qenë ashtu. Ësthë nën nivelin e një shefi të GP të bëjë këso deklarate. Nuk mundet një shef parlamentar i shumicës me i lëshu 3-4 të pavërteta dhe me qëndru stoik në pozicionin e vet. Mjafton njëra prej këtyre mu konstatu që ajo me dhanë dorëheqje”.

“Sepse ju ka cënu kredibiliteti, e tash s’po dimë mos iu ka cënu edhe pavarësia. Kjo është sikur uki e han gomarin, e ky i fundit thotë ishalla jam në andërr. Jo jo, ka dalë xhirime. Po thojnë që ka tjera, prandaj reflekto, liro vendin e punës ku je”, shtoi ai.