Sport

Yjet evropianë zhvlerësohen në Arabi

By GAZETA SCANNER 1

December 20, 2023

Që nga janari i kaluar, liga e Arabisë Saudite nuk ka reshtur së investuari te lojtarët për të bërë që kampionati i saj të ngrejë nivelin.

Fillimisht ishte Cristiano Ronaldo por në verë në Arabi mbërritën lojtarë të klasit botëror si Neymar, Benzema dhe Mane.

Në mbylljen e tregut të transferimeve, vlera e ligës saudite, për shkak të numrit të madh të lojtarëve që mbërritën, shkoi në më shumë se 1 miliard e 180 milionë euro.

Por pas përditësimit të ri, në tre muajt e fundit, kjo vlerë ka rënë me më shumë se 16% dhe tani nuk arrin në 990 milionë.

Pavarësisht numrit të madh të lojtarëve të rëndësishëm që kanë ardhur nga Evropa, liga arabe nuk po e arrin nivelin që kërkonte, përkundrazi, pjesa dërrmuese e lojtarëve të saj janë në kolaps.

Aktualisht lojtari më i shtrenjtë është Neymar. Por edhe braziliani tani vlen 45 milionë euro, 15 më pak se kur nënshkroi verën e kaluar.

Madje edhe lojtarë të tjerë si Mane, Firmino, Milinkovic-Savic, Fabinho apo Carrasco e kanë ulur vlerën e tyre.

Ata që mbeten në krye të listës janë Cristiano dhe Benzema. Dy ish-lojtarët e Madridit kanë një vlerë prej 15 milionësh, e janë tepër të njohur në Arabi.

Por pavarësisht investimit të madh në nënshkrime verën e kaluar, Arabia Saudite nuk po arrin të ngrejë nivelin e kampionatit në raport me shpenzimet dhe lojtarët e tyre janë zhvlerësuar.