Lamine Yamal ka dërguar një paralajmërim te Real Madridi para El Clasicos, pasi ndihmoi Barcelonën të merrte një fitore të thellë ndaj Bayern Munich në Ligë të Kampionëve.
Një javë e madhe për Katalunasit i ka parë ata të regjistrojnë nëntë gola në takimet me Sevillan dhe Bayernin. Ata shënuan pesë në ndeshjen e La Ligës të dielën, përpara se të mposhtnin gjigantët e Bundesligës 4:1 në kompeticionin elitar evropian.
Raphinha shënoi një het-trik kundër Bayernit, ndërsa Robert Lewandowski ishte gjithashtu golashënues kundër ish-klubit të tij. Barça tani po përgatitet për një udhëtim në Santiago Bernabeu për t’u përballur me rivalët e mëdhenj Real Madrid, të shtunën.
Adoleshenti i mrekullueshëm Yamal mezi po e pret atë ndeshje, me Barçën që ndihet në formë. Ai u ka thënë gazetarëve: “El Clasico? Para kësaj ndeshjeje tashmë ndiheshim shumë të sigurt, besojmë se jemi skuadra më e mirë në botë dhe mendoj se po e dëshmojmë. Ne do të shkojmë me të gjitha forcat tona dhe le të fitojë skuadra më e mirë.”
Yamal për fitoren e thellë ndaj gjigantit gjerman, shtoi: “Ishte shumë e rëndësishme të mposhtnim Bayernin 4:1 në një javë shumë të rëndësishme. Ne po bëjmë shumë mirë këtë sezon, por gjithmonë ka shqetësime se çfarë do të ndodhë në Ligë të Kampionëve. Ne jemi një ekip i madh dhe e kemi treguar këtë”.
Barcelona është në krye të tabelës së Ligës në 10 raunde ndeshjesh, me 27 pikë të grumbulluara nga nëntë fitore. Ata kanë tre pikë më shumë se kampionët në fuqi Real Madrid, të cilët ende nuk kanë pësuar humbje, pasi janë përforcuar më në fund me Kylian Mbappen në fillim të këtij sezoni.