Rozë

Xuxi: Në Big Brother kam hyrë se kam nevojë për para

By GAZETA SCANNER 1

November 11, 2024

Banorët e Big Brother VIP Kosova 3 po zhvillojnë biseda të ndryshme ndërmjet vete.

E së fundmi ata kanë diskutuar për qëllimin e tyre se përse kanë hyrë në shtëpinë e famshme.

Naim Bunjaku – Xuxi thotë se në këtë reality shou ka hyrë për familje, e jo për vëmendje.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë këtu jam për familje. Jam hy këtu se kam nevojë për para”, u shpreh ai.

Këngëtari tutje theksoi: “ Për asgjë tjetër. Për famë nuk kam hyrë. Nuk kam nevojë për famë”.

Kjo nisi nga Vullnet Krasniqi, i cili tha se Drenusha Latifi ka hyrë vetëm për shkak të fëmijëve.

Sidoqoftë, në shtëpi po vazhdojnë debatet ndërmjet konkurrentëve, por edhe shumë momente të bukura mes çifteve që janë krijuar.