Rozë

Xhuli Nura dhe Arta Bajrami me mesazh në muajin kundër kancerit të gjirit: Duaje veten tënde dhe kujdesu për të

By GAZETA SCANNER 1

October 07, 2024

Tetori shënohet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Kjo për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.

Me këtë rast, shumë nga personazhet e njohura të shoubizit kanë dhënë mesazhe për gratë.

Foto: Screenshot/Instagram

E së fundmi, modelja Xhuli Nura dhe këngëtarja Arta Bajrami, bënë thirrje përmes rrjeteve sociale që të bëjnë mamografi për të parandaluar sëmundjen.

“Tetori Rozë. Shpreso, Lufto, Kuro! Duaje vetën tënde dhe kujdesu për të”, është shkruar në postimin e tyre.

Tutje, është theksuar: “Bëj një mamografi që mund ta parandaloj një sëmundje dhe ta shpëton jetën”.

Megjithatë, informimi dhe sensibilizimi ka çuar në zbulimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit.