Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren 6-0 të Baselit në udhëtim te Winterthur në kuadër të javës së 11-të në Superligën e Zvicrës.
Pas vetëm tetë minutash, Baseli kaloi në epërsi me golin e Kevin, me Shaqirin që ishte në rolin e asistuesit.
Shaqiri asistoi për herë të dytë, por tani për Traoren, që realizoi për 2-0 në minutën e 25-të.
Në minutën e 33-të, ishte koha për Xherdanin që të shënonte gol, për rezultatin 3-0.
Me të nisur pjesa e dytë, Shaqiri kompletoi het-trikun e tij të asistimeve, kur Baro (48’) realizoi për 4-0.
Baseli u ndihmua nga një auto-gol e realizuar prej Kapinos në minutën e 57-të.
Fitoren e Baselit e vulosi Soticke, që shënoi për 6-0 në minutën e 72-të.
Pas xhiros së 11-të, Baseli gjendet në vendin e 19-të, ndërsa Shaqiri deri më tani ka realizuar vetëm një gol dhe ka katër asistime.