Rozë

Xhensila shkëlqen në fotosesionin e saj të fundit

By GAZETA SCANNER 1

March 27, 2024

“Lotët” ishte kënga e saj e fundit që Xhensila Myrtezaj lansoi për publikun e saj, që është kënga e dytë baladë që këngëtarja sjell gjatë këtij viti

Kujtojmë që këngëtarja shqiptare ka pasur edhe një ndarje të papritur me aktorin Bes Kallaku me të cilin ajo ka dy fëmijë.

E njohur për zërin e saj karakteristik, Xhensila duket se nuk është prekur shumë nga kjo ndarje dhe kjo reflektohet edhe në profilin e saj në Instagram, ku ajo vazhdon të jetë aktive.

E veshur me një pallto vjollcë të mbyllur, Xhensila shfaqet me stil, derisa poshtë palltos ka të veshur të brendshme të zeza dhe një palë çizme të zeza nga lëkura.