Hava Shala, ish e burgosur politike, ndau përvojat e saj nga torturat që pësoi gjatë arrestimit nga forcat e UDB-së, kur ishte vetëm 17 vjeçare.
Shala përshkroi dhimbjet fizike dhe tronditjet që përjetoi, duke theksuar se pjesëtari i UDB-së Xheladin Beqiri, ishte më i dhunshmi teksa Mehmet Locin ishte njeriu më cinik që kishte takuar.
“(Mehmet Loci) kishte një gjuhë të fëlliqur, të gjithë kishin një gjuhë. Në rastin tim Mehmet Loci ka qenë shefi, unë dëgjova prej tij degjova se ka qene Xheladin Beqiri. Në rastin tim Beqiri ka pasur dajakun. Për mua është xhelati, ashtu i kemi thënë. Xheladin Beqiri ose s’ka dashtë ose s’ka ditë por ai nuk ka qenë i aftë, po e them kushtimisht për të biseduar, ai të ka hyrë stupc derisa e ki humb vetëdijen apo je përgjak… unë kam qenë e larë me gjak dhe nuk më kanë lejuar të shkoj në tualet, është një nga momente më tronditëse të jetës sime. Ishte një tronditje fizike, ishte një çrregullim total i organizmit, nuk duhet të ishte një cikël i rregull, isha por u lava në gjak…
Xheladin Beqiri ka qenë xhelati, Mehmet Loci ka qenë njeriu më cinik… Në cilado rrethana të jesh pjesë e UDB-së, është të jesh njeri pa karakter”, ka thënë Shala në Debat Plus.