Sport

Xhaka: Transferimi im nga Arsenal tek Leverkuseni më ka çuar dy hapa para

By GAZETA SCANNER 1

July 30, 2024

Granit Xhaka është shprehur tejet i lumtur për edicionin e parë që ka pasur me Bayer Leverkusenin.

Lëvizja nga Arsenali, duket se nuk e ka bërë fare pishman.

Të paktën kështu deklaroi ai, për gazetën e njohur gjermane Bild.

Kapiteni i Zvicrës tha se ky transfer e ka çuar dy hapa përpara atë.

“Lëvizja nga Arsenali te Bayer Leverkusen nuk ishte një hap prapa, por dy hapa përpara. Ne duhet të bëjmë më shumë se sezonin e kaluar tani” tha Xhaka.

Ai me “farmacistët” mori dy tituj, atë të kampionit në Bundesliga dhe Kupës së Gjermanisë.

Granit Xhaka, ishte lojtar kyç i Leverkusenit.

31 vjeçari, madje e udhëhoqi me sukses kombëtarën e Zvicrës, në “EURO 2024”.

Helvetikët arritën deri në çerekfinale të kampionatit.

Fokusi i Xhakës tani është vetëm sezoni i ri në Gjermani.