Sport

Xhaka rikthehet në Bundesligë? E kërkon kjo skuadër

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka mund të rikthehet në Bundesligën gjermane, raporton GazetaScanner.

Prishtinasi duket se gjatë këtij dimri, do të largohet nga Arsenali, pasi që nuk po kalon periudhë të mirë me “Topçinjtë”.

Sipas “Bild” trajneri i Hertha, Jurgen Klinsmann dëshiron që Xhaka të jetë transferimi i tij i parë.

Madje, mësohet se tashmë Hertha ka bërë gati ofertën për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës.

Xhaka e njeh farë mirë Bundesligën gjermane pasi që më parë ka qenë pjesë e Borussia Monchengladbach.

Ndryshe, Xhaka prej kohësh është cak edhe i gjigantit italian, AC Milan. /GazetaScanner/