Sport

“Xhaka një nga zviceranët më të mirë në histori”, ish-lojtari i Zvicrës paralajmëron Anglinë

By GAZETA SCANNER 1

July 03, 2024

Ish futbollisti Philippe Senderos ka vlerësuar mesfushorin Granit Xhaka si një nga zviceranët më të mirë në histori, ndërsa beson se Zvicra mund ta eliminojë edhe Anglinë nga “Euro 2024”.

Zvicra ishte ndër befasitë e këtij Evropiani, ku ka eliminuar Italinë në 1/8 e finales, kurse përballet me “Tre Luanët” në çerekfinale.

Ish futbollisti Senderos në një intervistë për “AS” ka vlerësuar lartë paraqitjet e Zvicrës, ndërsa shtoi se kjo kombëtare mund ta rrëzojë edhe Anglinë.

“Është impresionuese, vërtetë. E kanë kontrolluar lojën mirë. Është skuadër e mirë, lojtarët e njohin mirë njëri-tjetrin. Ka një miks të mirë mes veteranëve dhe të rinjve”.

“Të kesh si një portier si Sommer, qendërmbrojtës si Akanji dhe një mesfushor si Xhaka, që janë yje botëror, çdo gjë tjetër shkon perfekt në vend”.

“Niveli i paraqitjeve të Xhakës ka qenë vërtetë impresionues. Mund të them se është një nga zviceranët më të mirë në histori”.

I pyetur nëse Zvicra mund ta eliminojë Anglinë, Senderos shtoi: “E dëshmuan ndaj Italisë. Të gjithë na kanë parë duke luajtur dhe se çfarë jemi në gjendje të bëjmë”.

“Mendoj se Zvicra përshtatet në ndeshjet e mëdha sepse adaptohen dhe garojnë më mirë. Do të jetë ndeshje e mirë”.