Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, po flet në konferencë për shtyp pas kualifikimit në çerekfinale të Euro 2024.
Zvicra e mposhti të shtunën mbrëma Italinë, kampionen aktuale, me rezultat 2:0.
Xhaka ishte prej më të mirëve. Kishte paraqitje gati të përkryer në mesin e fushës. Ka lënë plotësisht në hije italianët.
“Jam shumë krenar për të gjithë. Ajo që kemi arritur është më se e veçantë. Të luash kështu në këtë nivel, të luash me këtë energji ndaj një kundërshtari të madh, është speciale. Dhembja nga humbja e tri vjetëve më parë ishte ende prezentë. “Disiplina që kishim ishte e shkëlqyer. Nuk e dimë sa larg do të shkojmë, por do të jemi gati, ka thënë Xhaka.
Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me fituesin e ndeshjes Angli – Sllovaki.