Sport

Xhaka i prin Zvicrës, Shaqiri në bankë – Publikohen formacionet zyrtare

By GAZETA SCANNER 1

June 15, 2024

Përfaqësuesja e Zvicrës dhe ajo e Hungarisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë në Euro 2024.

Helvetikët do të ndeshen me hungarezët në ndeshjen e parë të Euro 2024 vlefshme për Grupin A.Xherdan Shaqiri do ta nisë nga banka rezervë, ashtu siç u raportua më herët.

Në bankë është edhe shqiptari tjetër Ardon Jashari.

Ndeshja mes tyre do të zhvillohet në “RheinEnergieStadion” të Këlnit me fillim nga ora 15:00.

Formacionet zyrtareHungaria: Gulasci; Lang, Orban, A.Szalai; Fiola, A.Nagy, Schafer, Kerkez; Sallai, Szoboszlai; B.Varga;

Zvicra: Sommer; Akanji, Schar, Rodriguez; Widmer, Freuler, Xhaka, Ndoye; Aebischer, Vargas; Duah;