Sport

Xhaka e Shaqiri nisin nga minuta e parë ndaj Skocisë

By GAZETA SCANNER 1

June 19, 2024

Përzgjedhësi Murat Yakin e ka rikthyer Xherdan Shaqirin pranë Granit Xhakës në formacionin titullar.

Zvicra ka bërë publike formacionin bazë ndaj Skocisë, ku dyshja shqiptare do të nis nga fillimi.

Xhaka ishte titullar dhe u shpall lojtari i ndeshjes ndaj Hungarisë, por Shaqa u la në stol – ku pastaj nisën pyetjet se nëse është më “kyç” te kombëtarja helvetike.

Sidoqoftë, Shaqiri tani ka mundësinë për ta dëshmuar kualitetin.

Formacionet zyrtare:

Zvicër: Sommer; Widmer, Akanji, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Vargas, Ndoye, Aebischer, Schar, Shaqiri.

Skoci: Gunn; Robertson, Tierney, Hanley, Hendry, Ralston; McGinn, McGregor, Gilmour, McTominay; Adams