Futbollisti holandez, Xavi Simons, do të vendosë këtë javë se cilit klub t’i bashkohet.
Vitin e kaluar ishte i huazuar te RB Leipzigu, por Paris Saint-Germaini mban firmën e tij.
Në anën tjetër, interesim të madh për të kanë shprehur Bayern Muncheni dhe Barcelona.
Sidoqoftë, gazetari Fabrizio Romano ka shkruar që pikërisht Leipzigu ka besimin më të madh që ta marrë në radhët e veta 20-vjeçarin.