9 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Xavi me kritika për vendimin e suspendimit të Lewandowskit me 3 ndeshje

- Advertisement -

Xavi ka kritikuar vendimin e La Ligas për dënimin e Robert Lewandowskit me tre ndeshje mos-lojë.

Sulmuesi veteran u ndëshkua në ndeshjen e fundit të Barcelonës përpara pushimit të Kupës së Botës, kundër Osasuna, më 8 nëntor.

Lewandowskit iu dha kartoni i dytë i verdhë nga gjyqtari Jesus Gil Manzano, pas gjysmë ore lojë.

34-vjeçari dukej se bëri një gjest kundër gjyqtarit pastaj.

“Ne do të apelojmë. Besojmë se është një sanksion i tepruar, për një gjest impulsiv, të cilin ai e shpjegoi në mënyrë perfekte”, tha Xavi.

“Është shumë ky ndëshkim dhe le të shohim nëse mund ta zvogëlojmë atë. Roberti është një shembull i sjelljes së mirë, ai ka qenë gjithmonë, prandaj ne besojmë se është e tepruar”, tha trajneri i Barçës.

Kujtojmë se nëse vendimi nuk ndryshon, Lewandowski do t’i mungojë Barcelonës në ndeshjet kundër Epsanyolit, Atletico Madridit dhe Real Betisit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit