Sport

Xavi: E kam bërë pjesën time si tifoz i Barçës

By GAZETA SCANNER 1

February 17, 2024

Trajneri i Barcelonas, Xavi, thotë se gjithmonë e ka ndjerë mbështetjen e tifozëve.

Xavi do të largohet në fund të sezonit dhe përpara ndeshjes së tyre me Celta Vigo, ai u pyet se si tifozët e trajtojnë tani mungesën e fuqisë ekonomike të Barçës në merkato.

Ai tha: “Kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka. Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, me mënyrën se si më kanë trajtuar tifozët, të cilët janë të vetëdijshëm për situatën ekonomike.

“Njerëzit në rrugë më respektojnë dhe më inkurajojnë. Një ditë më parë kanë brohoritur për mua. Ata e kuptojnë situatën e klubit.

“Kushdo që të vijë do të duhet t’i mbështetje. U jam mirënjohës tifozëve dhe ka qenë kënaqësi. Do të kërkoja vetëm që të inkurajoni ekipin.

“Gjithmonë e kam pasur prioritet Barçën. Kohët e fundit kam nxjerrë para nga xhepi për të stërvitur Barçën. Në moshën 18-vjeçare nuk i dhashë rëndësi ofertës së Milanit…

“Unë kam qenë gjithmonë i tillë sepse jam ndjerë kështu. I thashë presidentit Joan Laporta se vitin e fundit, paga, mund t’i jepej kujtdo që të vinte.

“E kam bërë pjesën time si tifoz i Barçës”.