Lajme

Xani: Gërvalla tentoi ta pengojë Osmanin të mos marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit

By GAZETA SCANNER 1

May 31, 2024

Analisti politik, Visar Xani, ka thënë se reagimi i presidentes, Vjosa Osmani, ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, ka ardhur pas shumë mospajtimeve e problemeve kohë më parë.

Xani ka thënë se sipas informatave që ai ka, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla kishte tentuar ta ndalë presidenten Vjosa Osmani të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të mbajtur më 22 prill, ku u përballë me presidentin serb Vuçiq.

Sipas tij, Gërvalla kishte shprehur dëshirë të shkonte në OKB, por pasi u refuzua ka dashur që të shkojë kryeministri Kurti.

“Deri aty ka shkuar niveli dhe moskoordinimi në mes të institucioneve sa që Presidentja, rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është provuar të pengohet të mos merr pjesë në raportin në Këshillin e Sigurimit, por të zëvendësohet nga zonja Gërvalla, meqë ajo u refuzua u tentua të shkojë kryeministri. Gërvalla ka kërkuar që vetë të merr pjesë, presidentja rrugës ka qenë dhe këtë mund ta konfirmojë vet znj. Gërvalla”, ka thënë Xani në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ai ka thënë se presidentja Osmani kohëve të fundit është anashkaluar totalsih.

Sipas tij, moskoordinimi i institucioneve të vendit ka efekte negative në imazhin dhe besueshmërinë ndaj Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur qesharake deklarimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili ka thënë se mosinformimi i Presidencës për letrën që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla e kishte dërguar në Këshillin e Evropës, kishte ndodhur paqëllimshëm “për shkak të largësisë”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka vlerësuar si të paqëllimshëm, moskoordinimin e Qeverisë me presidenten Vjosa Osmani, për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.