Për të portuar të dhënat duhet ti kushtoni vëmendje faqes së transferimit Apps and Data ndërsa konfiguroni iPhone.
Nëse mendoni se do të humbisni historikun e bisedave tuaja të WhatsApp kur dëshironi të kaloni nga Android në iOS, tani e tutje nuk keni pse të shqetësoheni më.
Sot aplikacioni shtoi një funksionalitet për të ndihmuar përdoruesit të zhvendosin bisedat dhe do të jetë pjesë e mjetit Move to iOS. Funksionaliteti është në fazë testimi prandaj përdoruesit mund të hasin edhe probleme me procesin e transferimit.
Për të portuar të dhënat duhet ti kushtoni vëmendje faqes së transferimit Apps and Data ndërsa konfiguroni iPhone. Pasi të zgjidhni opsionin “Move from Android, iPhone i ri i juaji do të kërkojë për aplikacionin Move to iOS në pajisjen e vjetër për të krijuar një lidhje.
Pasi lidhja të jetë krijuar mund të zgjidhni çfarë të zhvendosni në iPhone që janë aplikacione, skedarë, kontakte dhe nga dita e sotme do të jenë edhe bisedat e WhatsApp pjesë e kësaj liste.
Kur zgjidhni opsionin WhatsApp menjëherë do tu kërkohet autorizim për transferimin e të dhënave. Kohëzgjatja e procesorit do të jetë në varësi të të dhënave që keni në WhatsApp.