Teknologji

WhatsApp prezanton veçorinë e re për të bllokuar mesazhet nga llogaritë e panjohura

By GAZETA SCANNER

September 22, 2024

WhatsApp ka filluar të nxjerrë një përditësim për testuesit beta së bashku me një veçori të re të krijuar për t’i mbajtur përdoruesit të sigurt nga mesazhet e padëshiruara të dërguara nga llogari të panjohura.

Një gjurmues i veçorive zbuloi një veçori të re që mbron automatikisht përdoruesit nga dërguesit e paidentifikuar, duke filtruar mesazhet në rrethana specifike.

Bëhet e ditur se veçoria është tashmë e disponueshme për disa testues dhe duhet të aktivizohet manualisht, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ajo përfundimisht do të bashkohet me dy veçori të tjera të sigurisë ‘të avancuara’ që synojnë mbrojtjen e privatësisë së përdoruesit gjatë përdorimit të aplikacionit të mesazheve.

Pas përditësimit në WhatsApp beta për Android 2.24.20.16, përdoruesit do të kenë qasje në cilësimin e ri që bllokon mesazhet nga llogaritë e paidentifikuara.