6.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

West falënderon Scott që i dërgoi adresën e festës së ditëlindjes së vajzës

- Advertisement -

Kanye West dukej se ishte në humor të mirë pasi u largua nga festa e katërt e ditëlindjes së vajzës së tij, Çikago të shtunën.

Të dielën, TMZ postoi një video në të cilën reperi 44-vjeçar shihej duke buzëqeshur teksa po largohej nga festa, ndërsa zbuloi se mund të mos ia kishte dalë pa ndihmën e Travis Scott .

“Jam shumë i lumtur tani, sapo erdha nga festa e Chi”, tha Kanye në klip.

“Më duhet vetëm ta falënderoi Travis Scott-it që më dërgoi adresën dhe kohën dhe u sigurua që do të isha në gjendje ta kaloja atë kujtim të ditëlindjes me vajzën time dhe të jem atje me pjesën tjetër të familjes”, vazhdoi reperi.

Krijuesi i hitit “Flashing Lights” ka Çikago, North, dhe djemtë Saint dhe Psalm me ish-gruan e tij Kim Kardashian, 41 vjeç, shkruan Daily Mail.

Fituesi i çmimit Grammy përmendi se kishte parë disa anëtarë të klanit Kardashian-Jenner, por nuk e përmendi Kim në mënyrë specifike.

“I pashë të gjithë, Kris, Corey dhe Kylie… Kylie më la të hyja menjëherë kur arrita në vend, sepse siguria më ndaloi edhe një herë kur arrita atje”, tha ai.

“Jam shumë i lumtur që mund të jem aty për fëmijët e mi dhe dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre në këtë situate”, tha ai.

Reperi e përfundoi videon e tij duke theksuar përkushtimin e tij ndaj fëmijëve të tij.

“E di që nuk pajtohemi dhe njerëzit kanë mendime të ndryshme për shumë gjëra të ndryshme që bëj unë, por me këtë, ky është fokusi im kryesor. Jeta ime përqendrohet rreth fëmijëve të mi dhe kam kaluar shumë mirë sot”, tha Kanye.

Kjo vjen pas raportimeve se gjërat ishin të tensionuara mes Kanye dhe Kim, saqë ata duhej të qëndronin në ‘anët e kundërta’ të festës.

Edhe pse thuhet se nuk kishte asnjë ‘skenë’ mes çiftit të divorcuar, një burim i tha The Sun të dielën se ata mbanin distancë gjatë gjithë festës.

Paraqitja e Kanye në festë vjen pasi ai pretendoi në rrjetet sociale se nuk “lejohej të dinte” se ku po zhvillohej festa, megjithëse më vonë u pretendua se supozohej se do të kishte dy festa për Çikago.

Më parë, Kanye pohoi se nuk ishte ‘lejuar të dinte’ vendndodhjen e festës së katërt të ditëlindjes së vajzës së tij Çikago përmes një video.

Në anën tjetër të dy tashmë kanë vazhduar jetën e tyre larg njëri-tjetrit, ndërsa po shijojnë romanca të reja dashurie, Kim me Pete Davidson, ndërsa Kanye me Julia Fox.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit