Sport

Werner pritet të huazohet sërish te Tottenhami

By GAZETA SCANNER 1

May 29, 2024

Tottenham është duke zhvilluar bisedime me Leipzigun për ta mbajtur Timo Werner në klub në formë huazimi edhe për sezonin e ardhshëm.

Të paktën kështu raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili thekson se negociatat janë duke avancuar.

Marrëveshja e re e huazimit do të jetë e vlefshme nga korriku deri në qershor 2025 me të njëjtat kushte të ujdisë së rënë dakord në janar.

Sulmuesi gjerman gjatë kësaj kampanje zhvilloi 13 paraqitje në Premier League, duke realizuar dy gola dhe tre asistime.