Lajme

“Washington Post” dhe “Associated Press” raportojnë për protestën e gazetarëve në Prishtinë

By GAZETA SCANNER 1

July 31, 2023

Gazeta më e madhe e Uashingtonit, “Washington Post”, si dhe media ndërkombëtare prestigjioze “The Associated Press”, kanhë raportuar për protestëm e sotme të gazetarëve në Prishtinë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për të kundërshtuar mbylljen e Klan Kosovës, për çka thotë se është mbyllja e parë e një media në Kosovë që nga lufta e viteve 1998-1999.

WP dhe AP raportojnë se javën e kaluar autoritetet kosovare kanë mbyllur median më të madhe privaste në vend me arsye “të parregullsive në regjistrimin e licensës së Klan Kosovës”.

“Gazetari e akuzojnë vendimin e qeverisë si ‘një luftë të hapur dhe të paprecedentë… kundër mediave’, duke u kërkuar pronarëve të Klan Kosovës që të vazhdojnë luftën e saj ligjore në gjykatë”, shkruhet në artikull.

Kryeredaktori i Klan Kosovës, Gazmend Syla e quajti pezullimin “të padrejtë”.

“Ne e konsiderojmë këtë një lloj presioni për të na ndaluar të bëjmë atë që po bëjmë”, tha ai për Associated Press, duke shtuar se ata do të kundërshtonin vendimin e qeverisë në gjykatë