Rozë

Wanda Nara kërcënohet dhe frikësohet nga Icardi

By GAZETA SCANNER 1

August 08, 2023

Marrëdhënia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Teksa dyshja ndodhen tashmë në Turqi, ku futbollisti po përgatitet për sezonin 2023-24 me Galatasaray, u zbuluan bisedat mes prindërve të Wandës, në të cilat thuhet se ajo kërcënohet dhe ka frikë prej partnerit.

Nora Colosimo dhe Andres Nara janë prindërit e Wandës, të cilët janë ndarë për më shumë se 10 vjet, por do të bënin gjithçka për mirëqenien e vajzës së tyre.

Gazetarja Yanina Latorre ka pasur akses në një bisedë mes prindërve të Wandës, e cila është zhvilluar përmes WhatsApp-it dhe ku shprehen se partneri i Icardit kërcënohet prej tij, raporton ‘Marca’.

“Wan kërcënohet, ajo e do, por edhe ka frikë prej tij. Ai i flet keq, e bind të udhëtojë, e bën të besojë se është gjëja më e mirë dhe pastaj ajo do të jetë vetëm atje dhe askush nga ne nuk e sheh e as nuk dëgjon se çfarë po ndodh, ai është i keq”, i shkruante Nora Andres disa muaj më parë.

Andres Nara, i pranishëm në forumin ku Latorre lexoi mesazhin, e konfirmoi. Latorre shpjegoi se ky mesazh u dha në kohën e tradhtisë së Mauros, kur Nora thirri ish-bashkëshortin e saj për të ndërmjetësuar për Wandën “dhe për ta bërë atë t’i jepte fund marrëdhënies pasi ajo e konsideronte atë një person toksik për vajzën e saj”.

“Është shumë e vështirë, nuk e di nga e kanë marrë…”, tha i habitur Andres Nara, i cili pranoi që biseda ekzistonte, por edhe e bëri të qartë se do të bënte gjithçka për mirëqenien e vajzave të tij.

“Po, ka pasur shumë biseda, jam ofruar direkt dhe kemi bërë një bisedë, do të vrisja dhe do të vdisja për vajzën time”.