Ekonomi

VW investon 11 mld Euro në automjetet elektrike deri 2024

Gjiganti gjerman Volkswagen i njoftoi se deri në vitin 2024 do t’i investojë 11 miliardë Euro në zhvillimin e mëtejshëm të automjeteve elektrike.

Një zyrtar i kompanisë gjermane tha se 19 miliardë euro të tjera do të investohen në fushën e digjitalizimit të shërbimeve dhe automjeteve.

Vitin e ardhshëm, Volkswagen do të nxjerrë 34 modele të reja në mbarë botën, tetë prej të cilave do të jenë automjete elektrike ose hibride.

Shefi operacional i Volkswagen-it thotë se kompania synon të përgjysmojë lëshimin e dioksidit të karbonit deri në vitin 2025.