Lajme

VV nuk e votoi rezolutën, Deliu-Kurtit: Kallxoji policisë çfarë kryeministri je

By GAZETA SCANNER 1

October 05, 2023

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka shprehur kritikë për shumicën parlamentare që nuk e votoi një rezolutë të tyre për përmirësimin e kushteve në Policinë e Kosovës.

Sipas kësaj rezolute, kërkon që policia të bëhej me sigurim shëndetësor, të dilnin shtesat dhe të mundësohej pensionimi i parakohshëm.

“S’kanë sigurime. 24 janë rënë në detyre. Shumë kanë dhënë dorëheqje për shkak të kushteve”, është shprehur deputetja Deliu-Kodra.

“Kallxoju sot qytetarëve dhe policisë së çfarë kryeministri je. Sytë i kanë tek ky parlament. Por Sot ti ju hakmore opozitës dhe s’po do ta votosh rezolutën që ndihmon policinë”.