10.1 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

VV më 2018: Nuk e kundërshtojmë rritjen e pagave për prokurorë e gjyqtarë

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e nxjerrë në vitin 2017 nga kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt për ndryshimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pagat e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ishin rritur 100 për qind në vitin 2017. 

Por kjo nuk është e tëra. Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2018, nuk e kishte kundërshtuar vendimin për ngritje  të  pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

Në komunikatën e LVV në vitin 2018, ku kishin kundërshtuar vendimin për ngritje pagash në Qeveri dhe kishin kërkuar të zhbëhet ky vendim por një pjesë e kësaj komunikate e thotë  qartë se “ Aktualisht paga e prokurorit është 1000 euro ndërsa paga e gjyqtarit 1200 kjo shkon duke u ngritur për Apelin dhe Supremen dhe Prokurorinë speciale”.

Sa i përket kësaj çështje, ne nuk e kundërshtojmë rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët. Aktualisht paga e prokurorit është 1000 euro ndërsa paga e gjyqtarit 1200 kjo shkon duke u ngritur për Apelin dhe Supremen dhe Prokurorinë speciale. Ata që kanë nevojë për ngritjen e pagave janë stafi civil i institucioneve të drejtësisë të cilët kanë paga nën 400 euro.”, thuhet në komunikatën e LVV në vitin 2018.

Për më shumë lexoni komunikatën e plotë të LVV

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit