Lajme

VV-ja vazhdon bojkotimin, s’konstituohet përsëri Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore

By GAZETA SCANNER 1

October 13, 2023

Përsëri ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rezervat shtetërorë.

Kjo për faktin se deputetët e VV-së të cilët janë anëtarë në këtë komision nuk kanë marrë pjesë fare.

Në këtë mbledhje prezent ishin Doarsa Kica-Xhelili nga LDK-ja, Rashit Qalaj dhe Ferat Shala nga PDK-ja, dhe Pal Lekaj nga AAK-ja.

Theksojmë se ideja për një komision hetimor lidhur ka ardhur nga ana e Lidhja Demokratike e Kosovës, mirëpo kundër këtij komisioni hetimor ka dalë lëvizja Vetëvendosje.

Më 21 shtator  Kuvendi i Kosovës, pas rreth katër orësh diskutimesh, ka votuar për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, me 69 vota për.