Lajme

VV-ja organizon Këshillin e Përgjithshëm, në format të zgjeruar: “Diskutohen të arriturat”

By GAZETA SCANNER 1

October 03, 2024

Lëvizja Vetëvendosje në fundjavë do të ketë një mbledhje me disa panele diskutimi.

Sipas njoftimit, aty do të diskutohet mënyra si kanë qeverisur.

“Këtë fundjavë, më 5 dhe 6 tetor, për dy ditë rresht Lëvizja VETËVENDOSJE! mban Këshillin e Përgjithshëm në format të zgjeruar ku janë të organizuara edhe shumë panele diskutimi sipas fushave programore. Për këto dy ditë do të ketë një maratonë të diskutimeve mbi arritjet, pengesat, sfidat dhe dinamikën e masave në qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE”, thuhet në njoftimin e VV-së.