Lajme

VV-ja nuk merr pjesë në votim, nuk kalojnë rezolutat për koeficientin e pagave e policët

By GAZETA SCANNER 1

November 09, 2023

Në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar Propozim-Rezoluta për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Krej kjo pasi mazhoranca ka abstenuar për këtë pikë.

Në këtë pikë kanë marr pjesë në votim 84 deputet, 25 votuan për, asnjë kundër ndërsa 59 deputetë të VV-së abstenuan për këtë Rezolutë.

Po ashtu sot nuk ka kaluar as Rezoluta tjetër e propozuar nga AAK-ja në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

Kjo pasi shumica e despotëve të VV-së votuan kundër kësaj pike. Kjo pikë ka marr 28 vota për, 52 deputet votuan kundër, dhe ndërsa 4 deputet abstenuan.