Lajmest-slider

VV e LDK mblidhen në Kuvend

Përfaqësues të VV dhe LDK janë mbledhur sërish në Kuvend në tentim për të gjetur një zgjidhje të përbashkët rreth qeverisjes së ardhshme.

Ndonëse pas takimi të kryesisë, LDK tha se janë unik për të gjetur një zgjidhje për bashkqeverisje, në anën tjetër VV ka thënë se LDK duhet të hiqet nga barrikadimi i postit të Presidentit.

Telenovela e bisedimeve për një bashkqeverisje ka nisur qysh para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por deri më tani ende nuk ka diçka përfundimtare!