Lajmest-slider

VV e gatshme për zgjedhje të reja

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka shkruar sot në profilin e saj në Facebook se moszbatimi i vullnetit qytetar rezulton me zgjedhje

Sipas saj, “nuk ka pengesa për zbatim të vullnetit qytetar, konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë. “Çfarë po presim? Mos thuaj Presidentin, atë që vetë e zgjodhët dhe e mandatuat për pesë vite, e i cili pavarësisht gjithash ende nuk është i gatshëm të japë dorëheqje (apo deri në shkarkim).

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Nuk ka pengesa për zbatim të vullnetit qytetar, konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë.
Çfarë po presim?

Mos thuaj Presidentin, atë që vetë e zgjodhët dhe e mandatuat për pesë vite, e i cili pavarësisht gjithash ende nuk është i gatshëm të japë dorëheqje (apo deri në shkarkim).

P.s
Moszbatim i vullnetit qytetar do të thotë:
Zgjedhje!