Botë

Vuqiç paralajmëron vizitën e Trump, Johnson

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, si dhe kryeministri britanez, Boris Johnson, së shpejti do të vijnë në Serbi, paralajmëroi presidenti serb Aleksandër Vuqiç.

“Do të jetë një nder i madh që kryeministri britanik ta vizitojë Serbinë pas shumë vitesh,” tha Vuqiç.

Në ceremoninë e hapjes së korridorit të Moravës, Vuqiç iu drejtua ambasadorit amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, me fjalët “ne nuk e mbajmë mend herën e fundit që një president amerikan vizitojë Serbinë”. “Mendoj se ishte Carter, e tani është koha që Trump të vijë. Johnson vjen së pari, pas tij Trump”, shtoi Vuqiç.