Vulinit i vjen mundim kur nga BeH e porosisin që kufiri ndërmjet tyre është i NATO-së

Ministri serb i mbrojtjes, dhe kuadër i partisë së Mirjana Markoviqit, Aleksandër Vulin tha se nuk e di dhe nuk i intereson nëse kryesuesi i Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Zheljko Komshiç do ta fus vendin e tij në NATO, duke shtuar se kjo është një çështje e dy entitete dhe tre popujve të BeH-së. “Çfarëdo që ata të vendosin, është e drejtë e tyre”, tha ai.

“Por unë e di që nuk jam duke folur për paktin NATO por në lidhje me atë që Komshiç e njeh Kosovën, pa e pyetur për këtë askënd në BeH”, tha Vulin, duke iu përgjigjur një komunikate për shtyp të Frontit Demokratik (FD), parti e Komshiçit, ku thuhej që “porosisim ministrin Vulin që së shpejti kufiri i NATO-së do të jetë në Drinë”.

“Sigurisht që Komshiç do të gëzohej nëse dikush, sipas shembullit të tij, do ta njihte Republikën serbe si shtet të pavarur. Sigurisht që Komshiç ia dëshiron të gjitha ato që ia dëshiron Serbisë edhe vendit të tij. Serbët e kanë një thënie, ndërsa Komshiç do të duhej ta mësonte: kujdes me atë që dëshiron, pasi mund të të realizohet”, shtoi ai.

Atë çfarë Vulin harroi ta përmend, përsëri, është fakti që entiteti boshnjak RS është krijuar pas gjenocidit, të vërtetuar nga Tribunali i Hagës, dhe krimeve sistematike të serbëve të BeH-së, e të ndihmuar ushtarakisht, financiarisht dhe me forca paramilitare nga Serbia. Ky entitet u krijua me marrëveshjen e paqes në Dejton, të nënshkruar nga presidenti i ndjerë i BeH-së, Alija Izetbegoviç, ish- presidenti i Kroacisë, Franjo Tuxhman dhe ai serb, Sllobodan Millosheviç, si palë të përfshira në konflikt.

Përndryshe, FD porositi Vulinin se “ai duhet a dijë që kufiri ndërmjet Serbisë dhe shtetit të Bosnje Hercegovinës është në lumin Drina, dhe i njëjti, së shpejti, do të shnëdrrohet në kufi ndërmjet NATO-së dhe Serbisë”.