Lajme

Vulini bëhet nervoz me kërkesën e Peach: Nuk i vendosim sanksione Rusisë dhe pikë

By GAZETA SCANNER 1

January 25, 2024

Aleksandar Vulin nuk e ka pritur fare mirë kërkesën e emisarit të Britanisë për Ballkanin, Stuart Peach.

Ky i fundit kërkoi që Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë. E Vulin ka thënë se sanksione nuk do të ketë.

“Dhe pastaj kërkuan që ne ta njohim Kosovën, të heqim dorë nga Republika Srpska dhe të vendosim në pushtet serbët e bindur që janë serbë vetëm rastësisht. Sot ai gjithashtu kërkon që ne të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Zoti Peach ndryshon uniformat, por jo temperamentin e tij”, thotë Vulin.

“Dikur mjeshtër kolonial, gjithmonë mjeshtër kolonial. Vetëm Serbia nuk është koloni, nuk do ta njohë Kosovën, nuk do të pajtohet me zhdukjen e Republikës Srpska, nuk do të lejojë të huajt të emërojnë qeverinë e saj dhe nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Serbia është pjesë e botës serbe, jo e Komonuelthit Britanik”, tha Aleksandar Vulin, i cili deri vonë ishte kreu i Agjencisë për Siguri dhe Informacion.