9 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Vulin shef i BIA-s, Musliu: Kjo është vulë se Serbia edhe një kohë do të jetë nën kthetrat ruse

- Advertisement -

Lideri i Lëvizjes Socialiste në Serbi, Aleksandër Vulin, është emëruar sot drejtor i Agjencisë së Sigurisë Informative në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar Qeveria e Serbisë. Vendimi për emërimin e Vulinit, i cili deri para pak kohësh ishte ministër i Brendshëm, është marrë në mbledhjen e sotme të kabinetit.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se emërimi i Vulinit si shef i BIA-s, është vulë se Serbia edhe një kohë do të jetë nën kthetrat ruse, njofton Klan Kosova.

“Kjo është ‘medalje’ nga Rusia për Vulinin.  Ky është shqelm për Evropën (nëse Evropa ka ndjeshmëri për shqelmat ruso-serbë).  Kjo është vulë se Serbia edhe një kohë do të jetë nën kthetrat ruse”.

“Por, ky është edhe një ngushëllim për shërbimet e inteligjencës në rajon (AKI – Kosovë, ANB – Mal i Zi, SOA – Kroaci, SHISH – Shqipëri, UBK – Maqedoni Veriore, SIPA – BeH), se në krye të BIA-s është një gomar, por i rrezikshëm sepse është pro-rus”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit