Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, njëherit i sanksionuar nga ShBA-të, ka reaguar pas tekstit të kryeministrit Albin Kurti në “New York Times” duke bërë pretendime të rënda ndaj tij.
Sipas “Kosovo-Online” Vulin ka pretenduar se Kurti bëri spiunazh sa ishte në burg, për kushte më të mira.
“Nëse dikush s’e kupton se çfarë frikacaku dhe gënjeshtari është ai, ta lexojë përsëri tekstin e tij. Ashtu siç pagoi për kushte më të mira në burgun serb në Pozharevc në vitin 1999 duke spiunuar shokët e tij ushtarë, ai sot do të paguante për fuqinë e tij me kokat e ushtarëve të NATO-s.” – ka pretenduar Vulin.
Kryeministri Kurti sot ka publikuar një opinion në “New York Times”.
Opinionin me titull “Mos dyshoni në NATO-n, ajo e shpëtoi popullin tim” mund ta lexoni të përkthyer KËTU.