Lajme

Vuçiqi shpërthen ndaj QUINT-it për referendumin në veri: Turp për ju, gënjeshtar, shiheni veten në pasqyrë!

By GAZETA SCANNER 1

April 11, 2024

Pas thirrjes së QUINT-it ndaj Listës Serbe dhe partive tjera serbe të rishqyrtojnë vendimin për bojkotin e referendumit të 21 prillit për çvotimin e kryetarëve shqiptarë në veri, ka reaguar i nervozuar tejmase Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili i quajti pesë shtetet më të fuqishme euro-atlantike “gënjeshtarë”.

Edhe pas zfgjedhjeve me vetëm 3.4% ata thonë Beogradi ka faj? Turp mbi ta. Shiheni veten në pasqyrë, ju gënjeshtarë”, ka thënë Vuçiq, siç e cito media “Kosovo-Online”.

Dhe kur me të gjitha dredhitë e Kurtit, mblesëri i imët, i mbledhim ato nënshkrime, thonë – jo, hajde të shkojmë në referendum. Dhe referendumi kërkon 50 plus 1 votë. Epo nuk ka edhe aq serb që jetojnë atje… U regjistruan edhe 862 persona”, tha presidenti i Serbisë.

Pashë që disa po përpiqen të mbyllin gojën, çfarë pafytyrësie është kjo”, tha Vuçiq mes tjerash pyetur rreth bojkotit dhe thirrjes së QUINT-it.