Lajme

Vuçiqi për takimin me Scholz-in: Do të flasim për Kosovën

By GAZETA SCANNER 1

July 17, 2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth takimit që pritet të ndodhë brenda javës në Beograd, me kancelarin Federal të Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se përveç çështjes së litiumit do të bisedojnë për Kosovën.

“Ne do të bisedojmë për rrugën evropiane të Serbisë, për raportet tona politike, pra edhe në lidhje me Kosovën. Do të bisedojmë për situatën në rajon, por po ashtu edhe për zhvillimin ekonomik, për reformat dhe anëtarësimin në tregun e përbashkët evropian”, tha Vuçiq.