Lajme

Vuçiqi e Putini sot flasin në telefon, bisedojnë edhe “për Kosovën”

By GAZETA SCANNER 1

October 20, 2024

Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq do të zhivllojë bisedë telefonike me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka njoftuar agjencioni serb i lajmeve “Tanjug” me konfirmim nga kabiniteti i Vuçiqit.

Biseda mes tyre, siç u raportua nga media serbe, do të ketë të bëjë për temat rajonale por edhe për çështjet që Serbia i ka me Kosovën.

Dy shtetarët, siç është paralajmëruar, do të shkëmbejnë mendime për të gjitha temat aktuale, me theks të veçantë për temat rajonale, si dhe për situatën e pafavorshme në të cilën ndodhet populli serb në të Kosovë. Presidenti rus i ka dërguar të premten një mesazh urimi Presidentit të erbisë me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit në Luftën e Dytë Botërore”, thuhet në raportimin e Tanjugut.