Presidenti i Serbisë, Aleksadër Vuçiq, ka vazhduar me propagandën e tij kundër Kosovës, duke pretenduar se serbët në Kosovë “po persekutohen”.
Ai tha gjithashtu se ajo që ndodhi më 17 mars 2004 ishte “mirë e organizuar dhe e koordinuar” për të fituar një Kosovë të pavarur.
Siaps Vuçiqit, ky “persekutim”, është i njëjtë sikur ai 20 vjet më parë, duke përkujtuar kështu trazirat e marsit.
“Askush nuk mund të na heqë të drejtën për të vërtetën, është e nevojshme për ne dhe nuk do ta mbajmë të heshtur”, ka propaganduar Vuçiq, ka raportuar mediumi “Beta”.
Më tutje, presidenti serb e ka luajtur viktimën, duke pretenduar se ‘bota ka standarde të dyfishta sa i përket Serbisë”.
“Kur ne kërkojmë për Serbinë atë që vlen për të gjithë në botë, ata na sulmojnë se jemi të dhunshëm, se jemi armatosur”, ka deklaruar Vuçiq.