Lajme

Vuçiq thotë se Kurti deshi ta fuste Serbinë në konflikt me NATO-n për t’ju shmangur Asociacionit

By GAZETA SCANNER 1

January 23, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në adresimin e tij para popullit serb, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, për siç tha futjen në konflikt mes NATO-s dhe Serbisë.

”Ata po kërkojnë konflikt sepse duan që NATO të hyjë në konflikt me Serbinë, në mënyrë që Kurti ta shmangë detyrimin, të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo është e gjithë taktika”, tha Vuçiq.

Tutje ai përmendi mossanksonimin ndaj Rusisë, si çështje problematike, për të cilën thotë se janë në shenjë të të gjithëve, për luftën ndaj Ukrainës.

”Para së gjithash, sepse jemi në radarin e të gjithëve, sepse nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë, dhe më pas për shkak të incidenteve të vazhdueshme që ka shkaktuar regjimi i Kurtit, duke dashur të na provokojë për të hyrë në konflikt dhe fajin do ta ketë Serbia”, theksoi Vuçiq.