Lajme

Vuçiq s’mund të shkelë në Kosovë pa leje të Prishtinës

By GAZETA SCANNER 1

September 16, 2023

Herën e fundit që shkeli në Kosovë, ishte viti 2018.

Por, Aleksandër Vuciqi tani sapo mbaroj një takim ku nuk u arrit asgjë me kryeministrin e Repulikës së Kosovës, ka shprehur ambice që ta vizitoj shtetin që nuk e njeh.

Madje, ai tha se do të vij në Gaçanicë e Prishtinë.

“Do të vijë në Gracanicë… Nuk pyes Kurtin..”

Vuciq, tha se për vizitën në Kosovë nuk e pyet Albin Kurtin por popullin e tij.

Kësaj, deklarate shefi i qeverisë së Republikës së Kosovës, iu përgjigj në këtë forëm.

“Do ta trajtojmë me seriozitet”.

Por, një vizitë në Prishtinë pa lejen e autoriteteve të Kosovës duket e pamundshme.

Një gjë të tillë e pohon edhe një njohës i protokollit shtetëror.

“Ne jemi të sigurtë që zyrtarët serb nuk mund të hyjnë këtu pa miratim të institucioneve tona dhe kjo ka me ndodhur edhe në këtë rast dhe Vuciqi e ka pasur thjesht për të dhënë një mesazh sepse ai dihet në cfarë fakti është tani është në një situtaë ku i del nga kontrolli edhe ajo neveri ku duket se një pjesë e popullsisë së qytetarëve atje nuk e dojnë politikën e Vuciqit e të listës serbe”, ka thënë Tomor Avdiaj.

Se një kërkesë e tillë, duhet të trajtohet me seriozitet, e thotë edhe Visar Ymeri, nga Instituti ‘Musine Kokalari’.

Sipas tij Kosova duhet të bëjë kujdes të shtuar me këtë cështje, teksa shton se vizitat e tilla të zyrtarëve serb, gjithmonë kanë mesazhe.

“Unë mendoj se përmes këtyre vizitave, zyrtarët serb duan të bëjnë dy gjëra, njërën anë opiniont të brendshëm politik ti flasin, pra ta mbajnë gjallë atë kartën nacionaliste që e përdorin vazhdimisht, dhe e dyta që ti vendosin institucionet e republikës së Kosovës në pozitë të quaj kështu provokuese”, ka thënë Ymeri.

Tash e shumë kohë,zyrtarët serb kanë qenë të obliguar që të kërkojnë leje sa herë që janë futur në Kosovë.

Madje një që nuk e pati përfillë këtë rregull pati përfunduar në këtë formë.

Bëhet fjalë për Marko Gjuriqin, i cili ishte arrestuar nga Policia e Repulikës së Kosovës e dëbuar me pas në Serbi.