Presidenti serb ka komentuar referendumin e organizuar për shkarkimin e kryetarëve të Komunave në veri të Kosovës, i cili dështoi për shkak të pjesëmarrjes së ulët, gjegjësisht bojkotit të serbëve.
“Tregimi për referendumin është më qesharaku”, ka thënë presidenti serb dhe ka shtuar se:
“Kjo vërtet është e frikshme. Këtë gjithkush e kupton, por mënyra se si ata abuzojnë me të, mënyra se si i ata i karikurojnë gjërat, atëherë e keni plotësisht të qartë”, ka pretenduar Vuçiq, pa treguar arsyen përse serbët e ndërruan mendjen dhe e bojkotuan referendumin, transmeton Paparaci.
Vuçiq ka folur edhe për fjalimin e përfaqësuesit britanik në OKB për referendumin, të cilin e cilësoi si një njeri jashtëzakonisht të zgjuar dhe serioz, por:
“Kur ai filloi të flasë për referendumin dhe zgjedhjet, ishte një fyerje për mendjen e shëndoshë”, ka shtuar presidenti serb.