Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, tha të martën se në takimin tjetër në Bruksel, brenda dialogut, “me siguri do të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe”, sepse shtoi se ai do të flasë për të dhe kështu shprehet se duhet të veprojnë edhe ndërkombëtarët.
Ndërkohë, ai u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të flasë në Bruksel për kriminelin Sllobodan Millosheviq dhe veprimtarin e çështjes kombëtare të Kosovës, Adem Demaçi.
“Unë gjithmonë do të shkoj të flas, por nuk ka bisedë. Ai (Kurti) fillon të flasë për Sllobodan Millosheviqin, për Adem Demaçin dhe vuajtjet e tij. Ju e kuptoni që është prapa në atë kohë”, tha ai.
“Do të jenë taktikat e tij. Ai do të dalë përsëri me truket e reja. Por unë nuk mund të më befasojë”, shtoi ai.
Të hënën tjetër, Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut të lehtësuar prej Bashkimit Evropian.