Lajme

Vuçiq një ditë para takimit në Ohër: S’kam plan të nënshkruaj asgjë!

By GAZETA SCANNER 1

March 17, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten vonë se nuk planifikon të nënshkruaj asgjë në takimin e së shtunës në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë në Beograd, në prag të takimit më 18 mars ku do të diskutohet për udhërrëfyesin e zbatimit të një plani të ofruar nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton VOA.