Foto: AP

Lajme

Vuçiq nesër takohet me Borrell: S’më ka ftuar për kafe, do të diskutojmë për Kosovën

By GAZETA SCANNER 1

February 16, 2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se nesër pritet të takohet me kryediplomatin evropian, Josep Borrell, ku temë pritet të jetë Kosova.

Kështu ka deklaruar ai sipas “Kosovo Online”, ku është shprehur:

“S’më ka ftuar për kafe…derisa deshën një takim bilateral, do të shkoj patjetër (për të diskutuar Kosovën)” – citohet të ketë thënë ai.

Pyetur mbi atë se “çka ka dëgjuar sot për vendimin rreth dinarit”, ai ka pretenduar se ekziston një letër e dërguar edhe nga Britania e Madhe mbi këtë çështje.

“Askush s’është i lumtur me atë që po e bën Prishtinë. Por unë nuk jam nga ata që do të paralajmëroj lajme të mëdha, derisa t’u tregojmë qytetarëve tanë se kemi menaxhuar të bëjmë diçka…”- citohet se ka thënë ai.