Lajme

Vuçiq: Kurtit as që i shkon ndërmend të themelojë Asociacionin

By GAZETA SCANNER 1

August 31, 2023

“Prishtina kërkon arsye për konflikt…e jo zgjidhje”, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me emisarin e posaçëm për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Vuçiq i ra propagandës së kahershme se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkon “t’i dëbojë serbët nga Kosova” dhe se shtoi se këtë gjë “nuk e them rastësisht”.

“E të mos e përmend se sa mijëra kilometra larg jemi nga themelimi i Asociacionit të komunave të banura me shumicë serbe”, tha Vuçiq, siç e citoi agjencioni serb i lajmeve “Beta”.

“Prishtinës as që i shkon ndërmend që kjo të bëhet”, konstaton ai.

Miroslav Lajçak në rrjetin e tij në Twitter, njoftoi se në takimin me Vuçiqin kanë biseduar edhe për një takim të Nivelit të Lartë në Bruksel, ku për fokus të jenë “përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara gjatë dialogut”.

Ndërkaq, Lajçak po ashtu për takimin me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ka njoftuar se pati takim dhe se kanë biseduar, mes tjerash, edhe për “zbatimin e Deklaratës së BE-së të 3 qershoti”; deklaratë kjo që në masë të madhe ishte paralajmërin që nëse Kosova nuk do ta zbatonte planin tre-pikësh për shtensionim të situatësa në veri, do të pasonin sanksionet. Gjë që përfundimisht edhe ndodhi.